Hipertensioni

Çfarë është hipertensioni dhe nga se shkaktohet?

Hipertensioni arterial është ngritja e presionit në enët e gjakut. Kjo shkaktohet nga disa faktorë dhe për këtë arsye ndahet në dy grupe të mëdha: a) hipertension arterial esencial, i cili edhe pse bëhen një sërë ekzaminimesh nuk arrin të kuptohet se nga vjen. Kjo shpesh ka origjinë trashëgimie ose stresi, pra ka origjinë të brendshme.

Grupi i dytë është hipertensioni arterial sekondar, që tregon se ka një shkak të ndryshëm që mund të jetë një person që ka vuajtur nga veshkat, nefriti apo infeksione të veshkave dhe quhet hipertension renovaskular.

Shkak tjetër mund të jetë, sëmundje të tjera të veshkave, si p.sh., ngushtimi i arteries renale që furnizon veshkën me gjak, duke mos u furnizuar si duhet me gjak në veshkë krijohen çrregullime të prodhimit të hormoneve dhe për pasojë ngritje të tensionit.

Shkak tjetër është problemet me gjëndrat e tiroides, kur shtohet funksioni i tyre, çon në prodhim të tepërt të hormonit të tiroides, gjë që shton rrahjet e zemrës, e për pasojë rritje të tensionit në enët e gjakut.

 

Cilat janë grupmoshat më të rrezikuara

Nga tensioni vuan gati 12-20 % e popullatës, dhe me rritjen e moshës rritet dhe përqindja e të prekurve. Por, më e rrezikuar është mosha mbi 45-50 vjeç për burrat dhe 50 -55 vjeç për gratë. Te gratë kjo lidhet me hyrjen në periudhën e menopauzës dhe çrregullimet hormonale karakteristike të kësaj periudhe, ndërsa te burrat me çrregullimet që pësojnë enët e gjakut, nga përdorimi i kripës, duhanit, alkoolit.

Enët e gjakut humbasin elasticitetin, ngushtohen dhe nisin problemet me tensionin e gjakut. Kohët e fundit po vihet re se hipertensioni po shfaqet dhe te mosha të tjetra për këtë lloj hipertensioni janë diabeti, tumori i gjëndrave mbiveshkore “Fajtorët” për këtë duhen kërkuar te trashëgimia, por dhe stili i jetës, aktiviteti i ulët fizik dhe regjimi ushqimor me kalori të tepërta dhe pa vlera ushqimore.

Stresi krijon një dominante në sistemin nervor, e cila shton prodhimin e adesteronit në veshka, e për pasojë çon në ngushtimin e enëve të gjakut dhe shfaqjen e hipertensionit.

Cila është periudha më problematike për këta të sëmurë?

Periudha e dimrit, për shkak të temperaturave të ulëta. I ftohti, ngushton enët e gjakut, dhe rrit 2-3 gradë tensionin. Prandaj, këtyre pacientëve u rekomandohet të jenë korrekt në marrjen e ilaçeve dhe të kenë kujdes me menynë dhe stilin e jetës. Të eliminojnë daljet në ditët shumë të ftohta, të dalin vetëm gjatë orëve të ngrohta dhe të vishen mirë.

Çfarë mund të bëhet në kushtet e shtëpisë, nëse këta pacientë pësojnë krizë hipertensioni?

Në rastet e shtëpisë, ndihma më e mirë dhe më e shpejtë që mund t’i jepet pacientit është futja e këmbëve në një enë me ujë të ngrohtë, pastaj duhet t’i jepet ndonjerin prej barnave qe ju ka shenuar mjeku, i cili duhet vënë nën gjuhë dhe duhet pritur derisa të qetësohet. Nëse gjendja vazhdon të jetë e njëjtë duhet të shkoni urgjent te mjeku specialist.

Pse ujë të ngrohtë?

Uji i ngrohtë ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut, lehtëson qarkullimin e tij, dhe largon fluksin e gjakut nga pjesët e rrezikshme të organizmit, si truri dhe zemra.
Si mund të parandalohet hipertensioni?

Parandalimi i hipertensionit arterial duhet të nisë me eliminimin e të gjithë faktorëve që shërbejnë si burim për shfaqjen e hipertensionit. Të tilla janë berja e një jete aktive, me sa më shumë aktivitet fizik, eliminimi i duhanit, kufizimi i kripës, ushqimeve me kalori që përmbajnë shumë yndyra, sheqernave.

Përdorimi i zarzavate, yndyrave me origjinë bimore, si p.sh., vaji ulliri, por dhe me këto nuk duhet abuzuar. Këto rregulla duhen zbatuar nga të gjithë, por sidomos nga ata persona që vënë re se kanë luhatje të tensionit, që kanë prindër apo të afërm që vuajnë nga hipertensioni, apo kanë pasur vdekje të papritura të të afërmve nga sëmundjet e zemrës. Këta persona përveç këshillave të mësipërme duhet të bëjnë kontrolle të vazhdueshme të tensionit të gjakut.

Shenjat

Pacienti kur vuan nga hipertensioni mund të shfaqen këto shenja

 

  • Dhimbje koke
  • Marrje mendsh
  • Probleme shikimi (pamje e turbullt)
  • Skuqje në fytyrë
  • Zhurmë në  vesh
  • Dobësi e përgjithshme